milannews-shqip
 
  Lajmet e fundit
  Lojtarët
  Historia e Klubit
  MILANELLO !!!
  Massimiliano Allegri
  Legjendat e Milanit
  => Andriy Shevchenko
  => Manuel Rui Costa
  => Ricardo Kaka
  => Frank Rijkaard
  => Paolo Maldini 3
  => Cesare Maldini
  => Franco Baresi 6
  => Arrigo Sacchi
  => Ruud Gullit
  => Marco Van Basten
  Title of your new page
http://sphotos.ak.fbcdn.net/hphotos-ak-snc6/hs065.snc6/167533_162432017136424_107319145981045_311412_3207088_n.jpg http://img684.imageshack.us/img684/4483/c27photogallery3548grou.jpg http://sphotos.ak.fbcdn.net/hphotos-ak-ash2/hs490.ash2/76327_155942261116347_141807519196488_275375_518205_n.jpg
Legjendat e Milanit

Ne faqet e meposhtme do keni mundesi te shikoni biografine e shume legjendave te Milanit,lexim te kendshem!

 

Alessandro Costacurta

http://images.supersport.co.za/AlessandroCostacurtaGbg.jpg

Alessandro Costacurta, i njohur gjithashtu si Billi, i lindur në vitin 1966, erdhi në Milan në sezonin 1986/87. Costacurta, krahas Mauro Tassotti, Franco Baresi dhe Paolo Maldini ishte pjesë e një mbrojtje më te fortes ne historine e futbollit.Ishte nje lojtar me nje teknik te madhe,i qete dhe formoi nje dyshe te mbrojtjes se bashku me Baresin te pakalueshme.Billi ka fituar gjithçka që ishte e mundur për një lojtar.Ne perfundimin e karrieres se tij ai shenoi nje gol ne ndeshjen e fundit te kampionatit Milan - Udineze ne sezonin 2006/07.

 

Gianni Rivera


http://www.tuttomilan.net/GianniRivera.jpg
Gianni Rivera eshte padyshim njeri nder lojtaret me te mire te historis se Milanit.Beri debutimin e tij ne Serie A si 15 vjeqar me ekipin e Aleksandrise por ne Sezonin 1960/61 Milani e blejti ate.Krahas lojtareve madheshtor si Trappatoni,Sani,Altafini dhe Nereo Rocco ne banke Rivera fiton skudeton e tij te pare ne moshen 19 vjeqare.Ndersa ne sezonin tjeter si 20 vjeqar ai fiton kupen e kampioneve pra ne 1962/63.I shtuquajturi " Djali i arte" (Golden Boy) kishte hyr ne historin e milanit per reth 20 vjet deri ne sezonen 1978/79,si ne fushe ashtu edhe jashte saj.Edhe pse ishte mesfushor ai tregoi se ka sensin e goleadorit (duke marre shum here cmimin e golashenuesit me te mire capocannoniere) .Rivera gjithashtu ishte edhe nje lojtar qe bente shum asiste.Rivera per Milanin ka luajtur ne 658 ndeshje dhe ka shenuar 164 gola.Ai per Milanin ka debutuar ne 18 shtator te vitit 1961.Ka fituar 4 skudeto ,2 kupa te kampioneve,1 kup interkontinentale,2 kupa te kupave,4 kupa te italis,3 superkupa te liges,dhe 2 superkupa te europes,pra gjithesejt 18 kupa ka fituar me ekipin rossoner duke hyr keshtu ne analet e histori se Milanos,dhe duke u bere njeri nga lojtaret me te dashur nga ultrasit rossoner.

Ai gjithashtu ishte lojtari i pare italian qe ka fituar Topin e Arte.

 

Demetrio Albertini

http://acmilan.theoffside.com/files/2008/07/albertini.jpg

Demetrio Albertini ishte produkt i akademis se Milanit,lindi ne vitin 1971,dhe ishte pjes e kohes se Arrigo Sachit dhe Fabio Kapellos.Demetrio debutoi si 17 vjeqar ne edicionin e vitit 1988/99 per tu bere nje lojtar standart i formacionit te Kapellos ne vitin 1991/92,e cila ate sezon e fitoi Skudeton.Regjisori i mesfushes kuqezi,kishte nje vizion te jashtezakonshem te lojes,kembet e tij diten gjithmon ta dine kohen e duhur per sulmin,keshtu e morri nofken "metronom".Perveq cilesive te tij teknike,ai u dallua edhe per saktesine e tij gjate ekzekutimit te gjuajtjeve te lira.Me Rossoneret ai fitoi pese kampionate,dy kupa te liges se kampioneve,dy superkupa evropiane,nje kupe interkontinentale, dhe tre superkupa te liges.

Nereo Rocco



Nereo Rocco ka lindur ne Trieste me 1912.Pasi dergoi Padovan ne Serie A,u transferua ne Milan duke formuar me drejtorin teknik te atehershem Vianin nje kopje fituese te pameshirshme.Karriera milaniste e Roccos si milanist eshte absolutisht legjendare.Fitoi skudeton ne vitin 1961/62 dhe vitin e ardhshem per here te pare me Milanin fitoi Championsin si nje ekipe italiane.Pasi trajnoi Torinon per 4 vite u rikthye perseri ne Milan dhe dergon rossoneret perseri ne delir : me 1967/68 fiton Skudeton dhe Championsin,vitin e ardhshem Championsin,dhe kupen Interkontinentale qe sot njihet si Kupa e botes per klube.Para se te leshoj Milanin ai fitoi edhe nje Champions dhe dy kupa te Italise.Rocco eshte konsideruar si nje trajner vdekjeprures,nje stil i lojes qe i ka lene pa fjale shume ne itali,duke u bazuar ne nje mbrojtje te forte me kundersulme te shpejta.Rocco me Milanin fitoi 2 skudeto,2 Champions,1 kupe interkontinentale,2 superkupa te Europes dhe 3 kupa te Italis.

Filippo Galli

http://t3.gstatic.com/images?q=tbn:YBXTIOO60c-AQM:http://i13.ebayimg.com/07/i/000/ff/c5/89ee_1.JPG&t=1

Historia e mbrojtes se pathyeshme te Milanit ishte ne pese lojtar : Baresi,Maldini,Kostakurta,Tassoti dhe Filippo Galli,i blere nga Milani ne vitin 1981/82 dhe pas nje periudhe huazimi te shkurter ne Pescara u fut ne ekipin e pare ne 1983.Me Nils Liedholm ne pankin ai pati nje sezon te shkelqyer ku numeroi 30 paraqitje.Ne finalen historike te kupes se kampioneve kunder Barcelones ne vitin 1994,me Baresin dhe Costakurten te diskualifikur i takoi atij qe ta mbaje mbrojtjen dhe ai pati nje paraqitje briliante.Sikur te gjithe milanistet e tjere ai fitoi shume trofe me ekipin e tij si dhe me kombetaren.

Cafu

http://3.bp.blogspot.com/_giQ4CUQHS78/R7AUQtmycsI/AAAAAAAAAIc/tAm9Qdm_kUQ/s320/_39299387_cafu_ap300x300.jpg

Marcos Cafu iu bashkua Milanit ne sezonin 2003/04 dhe qendroi ketu per pese sezone.I ashtuquajturi Pendolino,i vequar per shpejtesin e tij,ishte njeri nder mbrojtesit me te mire te krahut te djathte ne bote.Ne sezonin e tij te pare ne milan ai fitoi skudeton dhe superkupen evropiane.Sezonet vijuese per te ishin mese te mrekullueshme,ai fitoi Champions league(trofeu i vetem i cili i mungonte ne arkivin e tij),superkupen e evropes dhe gjithashtu kupen e botes.Ai per Milanin ka pasur plot 166 paraqitje dhe ka shenuar 4 gola.

Jose Altafini

http://www.go01.com/vs/UploadFiles_6366/200708/200782105618536.jpg

Njihej si Mazzola ne Brazil,per shkak se i ngjante shume Valentino Mazzola-s te Torinos,Jose Altafini arriti vetem si 20 vjeqar ne Milano,por tashme kishte fituar nje titull prestigjioz,kupen e botes me brazilin ne Suedi ne vitin 1958.Sulmuesi me potencial te jashtezakonshem,fitoi skudeton e pare me dresen e rossonereve ate te vitit 1958/59 duke shenuar 28 gola ne 32 ndeshje.Ai fitoi edhe te dyten ne vitin 1961/62 qe u pasua nga rossoneret duke u bere skuadra e pare qe fitoi kupen e kampioneve ne vitin 1963.Ne finalen historike te Wembley,Altafini ishte protagonisti kryesor kunder Benfikes se Eusebios duke shenuar 2 gola ne fitoren 2 me 1.Ai la Milanin ne vitin 1965 por nuk u largua nga Italia,kete here veshi ngjyrat e skuadres se Napolit.Ai gjithashtu ka luajtur edhe te rivalet e Juventusit.

George Weah

http://4.bp.blogspot.com/_dvsbBl7nnLY/RoPV6l-40bI/AAAAAAAAAVs/0j-9qmtYtgE/s320/george_weah.jpg

I njohur si "Diamanti i zi",dhe "Luani i madh",George Weah arrin ne ekipin rossoner ne vitin 1995,ne moshen 30 vjeqare duke marr topin e arte dhe duke fituar skudeton.Weah ishte nje sulmues shum i fuqishim,me nje intelegjenc dhe teknik te madhe,i gatshem te shenoj ne qdo aksion.Liberiani ishte shumë i dashur nga lojtarët dhe tifozët,Ku me rossoneret fitoi 2 kampionate,luajti ne 147 ndeshje dhe shenoi 58 here.Nje karrier briliante per "Luanin e madh" lojtarin me te famshem te kontinentit te Afrikes.

Marcel Desailly

http://newsimg.bbc.co.uk/media/images/45397000/jpg/_45397909_desailly226.jpg

Marsel Desailly, i lindur më 1968, ishte një nga shtyllat e Milan trajnuar nga Fabio Capello.Erdhi ne Itali ne sezonin 1993/94 dhe menjeher fitoi skudeton me fanelen e Milanit.Kalo disa vite te sukseshme ne Milan,fal punes se tije te palodhshme.I lindur si nje mesfushor,filloi te luante dhe ne rolin e qendermbrojtesit.Edhe në këtë pozicion të ri është i patejkalueshëm, i mbështetur nga potenciali i madh atletike.Nga Milan ,Desai u largu pasi fitoi dy skudeto,nje lig te kampioneve,dy superkupa te liges dhe nje superkup te europes.

Giovanni Trapattoni



Temperament,sens te pozicionimit dhe te lojes me bashkelojtaret,kapacitet te krijoj lojen ne pak sekonda : keto jane disa instike te nje mesfushori te mire.Trapattoni i kishte qe te gjitha.Mesfushor defanziv,nga i cili nuk kan mundur te depertojne lojtaret me te medhenje ne bote ate kohe si Pelè, Sivori, Angelillo e Suarez.Shum i mir ne lojen ne ajer,ishte nder mesfushoret me te mire qe Milani ka pasur ndonjeher.Qka e bejne ate te famshem ishte shpika e bicikletave dhe sidomos goditja shume e bukur me gershere.Pas karrieres se famshme si lojtar,Trap vendosi te behej trajner,ku drejtoi edhe skuadren rossonere mes viteve 1973/74 e 1975/76.Ai me Milanin luajti plote 351 ndeshje duke shenuar 6 gola.Me rossoneret fitoi 2 skudeto,2 Champions,2 kupa interkontinentale(kupa te botes per klube),1 kup te italis dhe 1 superkupe te Europes.

Mauro Tassotti



Mauro Tassotti debutoi me fanellen rossonere ne sezonin 1980/81 pas dy viteve huazim tek Lacio.Lojtar me kembengulje te madhe,Tassoti ishte shum i mire ne lojen e ofsajdit,posedonte kontroll te mire te topit,dhe kishte nje dribling te mrekullueshem.Ishte njeri nder mbrojtesit e krahut te djathte me te mire si te kohes moderne,i afte ti ndihmoje sulmuesve ndersa se bashku me Maldinin,Baresin dhe Kostakurtan formuan mbrojtjen me te mire ne bote te te gjitha koherave te futbollit."Dijalma Santos" "il professore",pseudonimet qe e karakterizojne ate ndersa ai me kombetaren si 32 vjeqar zuri vendin e dyte ne Boterorin e 94-es .Pasi perfundoi karrieren si lojtar,u be zevendes trajner,ndihme si Ancelottit ne Milan ku fitoi shume trofe.Ai ende eshte ndihmes trajner por tani i Leonardos e jo i Carlos.Ai kishte gjithsej 583 paraqitje me Milanin ku shenoi 10 gola ndersa me fannellen rossonere fitoi 5 skudeto,3 champions,2 kupa te botes per klube,3 superkupa te Europes dhe 5 superkupa te liges.

Dejan Savicevic

http://2.bp.blogspot.com/_L_tYUx5Xnl0/S7urHWh_cII/AAAAAAAAAHg/U1Zufe3FBgc/s1600/DejanSavicevic.jpg

I ashtuquajturi "Il Genio",malaziasi Dejan Savicevic ishte njeri nder lojtaret me te dashur nga tifozet rossoner.Dejan Savicevic hyri ne historin e Milanit si njeri nder 10 figurat me te shquara te popullit milanez.Vjen në Milan në sezonin 1992/93 nën drejtimin e Fabio Capello dhe menjëherë behet i pazevendesueshem ne ekipin e Don Fabios.Nje nder performancat e tij me te bukura ishte pikerisht finalja kunder Barcelones ne vitin 1994 ku veqohet goli i 3 i Milanit,dhe i vetmi i tij,nje parabol fantastike qe e zuri portierin me te mire ne bote ne ate kohe ne 5-metersh.Ai me Milanin ka fituar 3 skudeto,3 superkupa te liges dhe nga 1 kup te kampioneve dhe superkup te europes.

Zvonimir Boban

http://newsimg.bbc.co.uk/media/images/42938000/jpg/_42938831_boban270.jpg

Kroat Zvonimir Boban erdhi në Milan në sezonin 1992/93 dhe u bë protagonist i madh fitoret Rossonere të viteve nëntëdhjetë.Lojtari me tekniken e shkelqyer dhe me nje vizion te madh te lojes dhe nje fleksibilitet te papershkrueshem,morri persiper role te ndryshme te mesfushes rossonere.Ai merrte rolet e ndryshme nga modulet qe zgjedhnin trajneret per te.Midis fitoreve te arritura te tij,veqohet kampionati ne krye te Alberto Zacheronit ne vitin 1998/99,ku Boban luajti rolin me te rendesishem ne Skuader.Ai me Milanin fitoi 4 skudeto,1 kup te kampioneve,3 superkupa te liges,dhe nje superkup te europes.

Roberto Baggio

http://www.oleole.com/media/main/images/blogs/images/group1/subgrp254/blogimg_11277_50679-20100731222113305112.jpg

Konsiderohet si nje nder talentet me te mira te gjitha koheve te Italis,Roberto Baggio filloi hapat e tij te para ne ekipin amatoresk Kaldogno.Shume shpejt filloi karrieren e tije profesionale fale talentit te tije,ekipi i tij i pare ishte ekipi i Vincenzas.Pas dy sezoneve te mrekullueshme ne vincenza ku tregoi klasin dhe talentin e tij ai u ble nga Fiorentina ne vitin 1985.Sezoni i tij i par ne fanelen e Violas nuk ishte aq i lehte per shkak te nje lendimi te rende qe e pesoi,per shkak te cilit u shty debutimi i tij deri me 21 shtator te vitit 1986 ne ndeshjen Fiorentina 2-0 Sampdoria.Nga ajo dite i riu Baggio i fascionoi te gjithe me tekniken dhe talentin e tije,beri qe Fiorentina te kete suksese si ne Serie A ashtu edhe ne europe.Ai ne vitin 1990 kaloi tek rivalet e Juventusit,ku me ta fitoi nje skudeto,nje kup te italis, dhe nje kup te uefas.Ne fillim te vitit 1995 ne Milan filloi nje kampanje e blerjeve ku nder ta ishte Roberto Biaggo te cilin e pasoi George Weah.Nen drejtimin e Fabio Kapellos,Baggio fitoi skudeton e pare me Rossoneret ku ne 27 ndeshje shenoi 7 gola dhe beri shum asiste.Sezoni i dyte ne Via Turati nuk ishte pozitiv si i pari.Milani nuk ishte magjik ne San Siro sikur viteve te kaluara,dhe Baggio kaloi njerin nder sezonet me te deshtuara ne karrieren e tij.Kjo ishte historia e njerit nder talenteve me te medha italian Roberto Baggios i cili kaloi dy vite me dresen kuqezi.

 

Serginho



Serginho arriti ne Milan ne vere te vitit 1999 duke iu bashkuar keshtu Gennaro Gattusos dhe Andriy Shevchenkos.Debutimi i brazilianit ne Serie A erdhi me 12 Shtator te vitit 1999 ne ndeshjen Milan 3-1 Peruggia .Qe nga ndeshja e pare e tij Serginho demonstroi armet e tij me te forta : shpejtesi te madhe dhe kros te mire,qe se bashku me ofenziven e tij e benin ate njerin nder mbrojtesit me te mire te majte ne bote.Tifozet rossoner e kujtojne ate per paraqitjen e shkelqyeshme ne 2001 ne Derbin kunder Interit te fituar 0-6,Serginho shenoi golin e fundit te Milanit ne minuten e 81 si dhe asistoi golin e pare,te tret dhe te katert.Tjeter rekord special i paharruar eshte padyshim finalja ne Old Trafford kunder Juves ku Serginho shenoi golin e pare nga penalltia.Braziliani ka koleksionuar 281 ndeshje me Milanin duke shenuar 24 gola ndersa ka fituar tituj si 1 skudeto,2 champions league,2 superkupa te europes,1 kupe te botes,1 kupe te Italise dhe nje superkupe te liges.

 

Sebastiano Rossi


Mbrojti porten e Milanit me mbrojtjen e pakalueshme dhe kishte nje luks qe pak portier italian e paten,ndersa theu nje rekord qe ende eshte i paarritshem per asnje portier ku mbrojti porten e tij pa pranuar gole plote 929 minuta.Eshte sigurisht nje rezultat qe asnje portier ne bote se ka arritur ende.Portier me nje talent te jashtezakonshem dhe nje fizik te shkelqyeshem ishte protagonist i fitoreve te Milanit te viteve 90-ta si ne Itali,ne Europe dhe ne Bote.Ai koleksionoi 330 paraqitje ndersa me Milanin fitoi 5 skudeto,1 champions,1 superkupe te Europes dhe 3 superkupa te liges.

 

Fabio Capello



Karriera futbollisitke e Fabio Capellos filloi kur ishte 18 vjeqar ne ekipin e Spal.Pas kesaj ai kaloi ne Roma ku fitoi trofeun e pare Kupen e Italis.Nga Roma kaloi ne Juventus ku fitoi 3 skudeto dhe u be njeri nder mesfushoret me te mire italian te kombetares se viteve 70-ta.Ne vitin 1976 ai la Juventusin per Milanin ku edhe mbylli karrieren futbollistike ne vitin 1980 ku fitoi nje skudeto dhe nje kupe te italise.Capello ne hapat e pare te karrieres si trajner,ishte ne te rinjte e Milanit,dhe ne sezonin 1986/87 u ftua te zevendesoj Liedholmin ne ndeshjen e fundit kunder Sampdorias ku fitoi shume bukur dhe dergoi Milanin ne Coppa Uefa.AI u largua dhe u rikthey ne vendin e tij ndersa ne vitin 1991/92 u rikthey dhe shpagoi besimin e Berluskonit duke zevendesuar keshtu te madhin Arrigo Sacchin.Fitoi 3 skudeto rend dhe Milani i tij u konsiderua si te pathyeshmit pasi nje sezon te plote dhe nje gjysme tjeter,apo te themi 58 ndeshje shkoi pa e humbur asnje.Ne 1994 fitoi Championsin duke shkaterruar Barcen e Krujfit 4-0 ne Athine,ndersa ata ishin favorite,dhe nuk lejonte as gabimin me te vogel.Ku mbahet mend ku qortoi Tassotit ne minuten e 94 te ndeshjes pas nje gabimi te vogel te tij megjithese rezultati ishte 4-0.Ai gjithashtu nderpreu karrieren me Milanin pas 94 mirepo u rikthye sikurse Sacchi edhe per nje sezon ,ne ate 1997/98.Si lojtar ai luajti 87 ndeshje me Milanin dhe realizoi 9 gola ndersa si trajner kishte 300 ndeshje fikse.Me Milanin fitoi plote 5 skudeto,1 Champions, 1 superkupe te Europes dhe 1 kupe te Italise.

Daniele Massaro



Daniele Massaro erdhi ne Milan ne sezonin 1986/87 nga Fiorentina,ku ka luajtur si mesfushor.Me Milanin,edhe pse nje vit huazim ne Roma,beri 8 vite te shkelqyeshme te gjitha ne nivele te medha.Me Sacchin luajti ne krah te majte ndersa me Kapellon u be sulmues kryesor.Sezoni me briliant i tij ishte 93/94 ku shenoi 11 gola dhe meritoi pseudonimin San Massaro per meriten qe shenonte gola qe vlenin aq shume ndoshta edhe fitore me te medha.Mbahet mend sidomos dopieta e tij ne finalen e Athines kunder Barcelones te fituar 4-0.Ai ne Milan luajti gjithsej 306 ndeshje dhe shenoi 70 gola duke fituar 4 skudeto,2 champions,2 kupa te botes per klube,2 superkupa te Europes dhe 2 superkupa te liges.

Filippo Galli



Mbrojtja Historike e Milanit e ashtuquajtura e Pakalueshmja kishte 5 lojtare te medhenje, perveq Tassotit,Maldinit,Baresit dhe Kostakurtas ishte edhe Filippo Galli.U ble ne sezonin 1981/82 dhe pas nje sezoni huazim ne Pescara u rikthey dhe u be lojtar i formacionit te pare.Me Liedholm ne pankine u be nje zevendesues i Franko Baresit ndersa me ardhjen e Sacchit ai beri 30 paraqitje te mrekullueshme.Ne finalen Historike te Athines kunder Barces me Baresin dhe Kostakurtan te skualifikuar ,Filippo Galli u thirr ne ndihme dhe u dhuroi tifozeve nje paraqitje te stermrekullueshme.Sikur gjithe miqte e tij te pakalueshem edhe ai ka nje muze te plote me trofe.Galli me Milanin luajti 325 ndeshje duke shenuar 4 gola dhe fitoi 5 Skudeto,3 Champions League,2 kupa te botes per klube,3 Superkupa te Europes dhe 4 superkupa te Liges.

 

 

Mire se vini ne Milannews-Shqip  
   
KOMENTONI KETU !!!  
 
 
 
  http://sphotos.ak.fbcdn.net/hphotos-ak-snc4/hs805.snc4/68588_161896920520881_141807519196488_304090_4954984_n.jpg http://sphotos.ak.fbcdn.net/hphotos-ak-snc6/hs012.snc6/166225_180571498633354_130326013657903_522338_5073951_n.jpg http://sphotos.ak.fbcdn.net/hphotos-ak-snc4/hs928.snc4/74143_163291450361359_130326013657903_411883_5607177_n.jpg  
Today, there have been 1 visitors (2 hits) on this page!
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free