milannews-shqip
 
  Lajmet e fundit
  Lojtarët
  Historia e Klubit
  MILANELLO !!!
  Massimiliano Allegri
  Legjendat e Milanit
  Title of your new page
http://sphotos.ak.fbcdn.net/hphotos-ak-snc6/hs065.snc6/167533_162432017136424_107319145981045_311412_3207088_n.jpg http://img684.imageshack.us/img684/4483/c27photogallery3548grou.jpg http://sphotos.ak.fbcdn.net/hphotos-ak-ash2/hs490.ash2/76327_155942261116347_141807519196488_275375_518205_n.jpg
MILANELLO !!!
 
 

 HISTORIA E MILANELLOS,QENDRA SPORTIVE KU STERVITET KLUBI I MILANIT

http://acmilan-bg.com/images/milanello26102006fsafasN.jpg

 

Mirëqenia psikofizike e çdo lojtari dhe natyrisht e analizuar në tërësinë e ekipit, përbën pasurinë më të shtrenjtë të Shoqërisë së Futbollit "Milan". Ngo kjo varet rendimenti në fushë i skuadrës e për rrjedhojë, suksesi sportiv dhe ekonomik i A.C.Milan.


Ekipi i zhvillon stërvitjet në Qendrën e tij Sportive, Milanelo, e cila është e ndërtuar në pyll dhe ndodhet pranë provincës Varese (Itali).
Kompleksi sportiv përmbledh në vetvete 6 fusha futbolli cilësore, njera nga të cilat është e shtruar me material sintetik dhe është e mbuluar. Ajo mund të hapet në mënyrë automatike. Në kompleks janë ngritur edhe 3 salla të ndara. Njëra nga sallat përdoret si palestër. Ajo është e kompletuar me pajisje moderne në mbështetje të fuqizimit muskular. Salla e dytë është e plotësuar me pajisje të teknologjisë së sofistikuar amerikane dhe përdoret për rehabilitimin e lojtarëve të dëmtuar. Salla e fundit ka për qëllim të ndihmojë riaftësimin e sportistëve nga ngarkesat e stërvitjes apo të ndeshjes. Në bashkësi me sallat, ndodhen dhomat e zhveshjes për ekipin e parë dhe për të rinjtë, dhoma e masazhit, dhoma e fizioterapisë, dushet etj. Atje gjithashtu ekzistojnë dhomat e fjetjes për ekipin e parë dhe për të rinjtë, restoranti, bari, salla mbledhje, ambiente relaksi etj, etj.

Në këtë periudhë kampionati, Milani, për arsye se zhvillon dy ndeshje në javë, kryen vetëm një stërvitje ditore, e cila zgjat rreth 2 orë e 10 minuta. Ja një stërvitje e plotë e datës 31 mars 2005: nxehje individuale + kuadrat me një takim të topit në kombinimin 10:2 brenda hapësirës, 8m.x8m (20 minuta), ushtrime dinamike fleksibiliteti në vend (7,5 minuta), ushtrime fleksioni për fuqizimin e muskujve të barkut, të krahëve dhe të shpinës a) për barkun 18 seri x 30 përsëritje = 540 fleksione b) ulje ngritje mbi krahë 2 seri x 15 përsëritje (të kryera ndërmjet çdo 4 serish muskuj barku) totali baraz 120 përkulje c) ushtrime për zhvillimin e muskujve të shpinës 7 seri x 30 përsëritje = 210 fleksione, ushtrime në ecje 3 serix (nënkalime të 9 pengesave me lartësi 80 cm.+ mbikalime të 8 pengesave ), totali 25 minuta. Ushtrime shpejtësie, koordinimi dhe kërcime të shkurtra e të shpejta (10 minuta), lojë me top në hapësirën e 3/4 të fushës. Pas lojës me top, futbollisti Rino Gatuzo hyri në palestër dhe zhvilloi 37 minuta ngarkesë, në pragun anaerobik: 14 minuta vrapim në tapetin rrotullues + 9 minuta në ergometrin me duar + 14 minuta në ergometrin biçikletë. Gatuzo është futbollisti që ka një përgatitje fizike?atletike të shkëlqyer dhe në ndeshje realizon mbi 300 sprinte.
Territori i Milanelos është i rrethuar me kangjella të larta dhe jashtë tyre çdo ditë prisnin shumë fansa, femra dhe meshkuj, të cilët shpresonin të përvetësonin autografë nga lojtarët e zemrës, kur ata pas stërvitjes largoheshin nga kompleksi.

Një ditë para ndeshjes, ekipi qëndron i grumbulluar në Milanelo. Stërvitja e kësaj dite shtjellohet në kohë zgjatje rreth 1 orë e 40 minuta dhe konkretisht, para ndeshjes me Breshian, skuadra zhvilloi këtë program: nxehje sipas programit individual, përfshi fraksione të zhvillimit të forcës në palestër + kuadrat me një takim të topit në kombinimin e lojtarëve 10:2 në hapësirën e fushës 8m.x8m. (25 minuta). Ushtrime shpejtësie dhe koordinimi (8 minuta), në hapësirën e gjysmëfushës, organizimi i sulmit me 7 lojtarë (mesfushorë dhe sulmues), pa kundërshtarë, duke qenë në portë vetëm portieri (35 minuta). Goditje standarde të topit, përballë barrikadës së imituar nga 5 lojtarë nga distanca 18 deri 24 metra (rreth 25 minuta ). Goditje e topit nga pika e 11-metërshit.

Shkenca në dobi të skuadrës


Në këtë kompleks futbolli, tepër modern, është ngritur Qendra Kërkimore Shkencore me përmbajtje të lartë teknologjike, e emërtuar "Milanlab". Objektivi i saj: Arritja dhe mbajtja e formës sportive të futbollistëve në nivel të shkëlqyer. Daniele Tonjiaçini është përgjegjësi i Qendrës Shkencore "MilanLab". Ai është 40 vjeç, i diplomuar në ISEF dhe i specializuar në Amerikë. Qendra numuron 6 (gjashtë) trajnerë të përgatitjes fiziko?atletike dhe Tonjiaçini bën pjesë aty në rolin e drejtuesit. Qendra shkencore bazohet në idenë se niveli i formës sportive të futbollistit ka të bëjë me tri aspekte të tij: strukturore, biokimike, mentale.

Ajo funksionon jo mbi vrojtime empirike, por bazohet mbi procedura planifikimi, drejtimi dhe kontrolli, që udhëhiqen nga dijet e disiplinave të ndryshme, si neuroshkencat, biokimia, biomekanika, psikologjia, shkencat konjitive dhe shkencat lëvizore.
"MilanLab" llogarit profilin e formës optimale të futbollistit, të korreluar me karakteristikat fiziologjike të rolit të tij në fushë.
Platforma shkencore e qendrës kërkon të arrihen suksese sportive në nivelin botëror. Aty janë të ndaluara diagnozat dhe prognozat në nivelin e eksperiencave joshkencore.

Qendra shkencore kryen matje dhe analiza, për të konverguar kushtet gjenetike optimale të çdo lojtari me kushtet optimale të stërvitjes. Këto të dhëna shërbejnë për të personalizuar programin stërvitor të çdo subjekti.
Kontrolli, variacioni nervor dhe hormonal, përcaktojnë cilësinë e koordinimit dhe cilësinë e proceseve fiziologjike që zhvillohen në organizmin e secilit sportist, duke inflencuar në shkallën e rezultatit sportiv. Aty, nëpërmjet matjeve ritmike të parametrave të sistemit nervor dhe hormonal, përcaktojnë nivelin e koordinimit neuro?muskular dhe shkallën funksionale fiziologjike të çdo individi.

Ritmet stërvitore në futboll kalkulohen duke u nisur nga vlera e pragut anaerobik, i cili identifikohet me nivelin e acidit lakrik në gjak, aty ku edhe matet, baraz me 4 milimol. Analitikisht, pragu anaerobik përkon me një vlerë të frekuencës kardiake dhe respektivisht me një vlerë të shpejtësisë apo të konsumit të oksigjenit (i shprehur në % të VO2max) për subjektin që aktivizohet fizikisht.

Pra, me anën e kardiofrekuencmetrit bëhet i mundur monitorimi i stërvitjes, pa qenë nevoja të ndërhyjmë në procedura gjaku, aspak të këndshme për futbollistët.

Futbollisti, gjatë stërvitjes mban të lidhur në trup kardio? frekuencmetrin personal, aksesor i telemetrisë, i cili i shërben të njohë në çdo moment frekuencën e punës së tij kardiake. "MilanLab" memorizon te kardiofrekuencmetri i çdo personi frekuencat ekstreme të diapazonit të intensiteteve të stërvitjes, në përputhje me nevojat e llogaritura për zhvillimin bio?fiziologjik të secilit. Aparati e orienton sportistin edhe me anën e sinjaleve akustike dhe e bën atë të vëmendshëm, që të respektojë frekuencat ekstreme të diapazonit efikas të stërvitjes.

Dinamika e frekuencës kardiake e çdo lojtari vrojtohet nga trajneri tek telemetria, gjatë gjithë procesit stërvitor. Telemetria bën të mundur vrojtimin dhe regjistrimin e njëkohshëm të stërvitjes, deri në maksimum për 32 veta.
Midis të tjerave disponojmë grafikisht një stërvitje domethënëse ?vrapim i pandërprerë, fartlek me kohëzgjatje 1h 46min. e 35 sekonda, e zhvilluar nga një mesfushor i Milanit, më datë 21 mars.

Po paraqesim vetëm distancat e vrapit intensiv (sipas pragut anaerobik):
(1x1,5min )+( 1x4min )+( 4x6min )+( 3x1,5min )+( 2x2,5min )+( 1x4min )+( 4x6min )+( 3x1,5min )+( 2x2,5min )+( 1x4min )+ ( 2x2min )+( 1x6min )+( 1x2min )+( 1x6min )dhe në 4 minutat e fundit lojtari vrapoi lirshëm me pulsacione në zbritje në 140 rr/min.
Frekuenca kardiake mesatare e punës gjatë fartlekut u shtri në diapazonin 131deri 179 rr/min.

Ka shumë interes të prezantojmë se volumi stërvitor i realizuar, vetëm në ushtrimin e vrapimit, nga futbollisti Gatuzo, për një periudhë 9-ditore, është i barabartë me 82,3 km.
Ndër të tjera, "MilanLab" bazohet në faktin se në qendër të të gjitha rezultateve fizike ndodhen muskujt skeletorë, të cilët prodhojnë forcën. Me anën e dinamometrit të kompjuterizuar, ai kryen matjen e forcës në grup-muskujt shtrirës dhe matjen e forcës në grup-muskujt mbledhës të gjurit, në secilën nga gjymtyrët e poshtme. Aty vlerësohet me shumë kujdes edhe raporti i këtyre dy forcave. Ky raport duhet të jetë i madhësisë = 2,2. Vlera të këtij raporti, të ndryshme nga 2,2, përbëjnë faktor rreziku për strapo muskulare te lojtari në ekzaminim.

Stërvitja e portierëve u zhvillua e veçuar dhe drejtohej nga specialisti i mirënjohur Veçhi. Programi i tyre konsistonte në praktikimin e ushtrimeve reaktive dhe në zhvillimin e forcës në zhdërvjelltësi, para porte, me top dhe pa top, në zhvillimin e forcës eksplozive.
Në këtë mënyrë, portierët praktikoheshin në realizimin e ushtrimeve komplekse, duke synuar përmirësimin e aftësive të koordinimit të lëvizjeve në hapësirë dhe në kohë.

Shkenca dhe teknologjia më moderne e aplikuar në një nga skuadrat më të mëdha të kontinentit



Dihet se forca maksimale kontraktuese e muskulit është e lidhur direkt me sipërfaqen tërthore të tij, ndërsa shpejtësia e kontraksionit është e korreluar me tipin e fibrave muskularë të angazhuar (fibra të shpejtë ose fibra të ngadaltë). Nëpërmjet tomografisë kompjuterike, aty realizohen matjet e sipërfaqes tërthore të muskulit dhe këto të dhëna demonstrojnë madhësinë e forcës së muskujve të interesuar.

Të gjitha matjet që rezultojnë nga testimet e ndryshme për secilin futbollist, mblidhen dhe përpunohen si informacione nga softuerë, në përbërje të rrjetit të Qendrës Shkencore, me teknologji të sofistikuar. Në këtë mënyrë, bëhen konkluzione të personalizuara mbi rezultatet aktuale të rendimentit sportiv, mbi nivelin e cilësive fizike, të cilësive psikologjike, të burimit të sistemit energjitik, ose mbi rrezikun e mundshëm të dëmtimeve për secilin lojtar. Këto përfundime shërbejnë edhe për përcaktimin dhe zhvillimin e stërvitjeve të nevojshme, në favor të fuqizimeve të synuara.
ëdo ditë, lojtarët kryejnë ngarkesa stërvitore në aspektet e përgatitjes fizike atletike, në mënyrë individuale ose kolektive.

I famshmi Paolo Maldini, frekuentonte individualisht çdo ditë palestrën dhe zhvillonte shumë forcën muskulare, si nevojë fiziologjike referuar moshës së tij .
Një nga cilësitë kryesore fizike të lojtarit të futbollit është startimi me shpejtësi të lartë.
Rezultatet e garës 30 metra start nga vendi për të gjithë ekipin, shtrihen në diapazonin: 3 sek.e 7/10 deri 3 sek.e 9/10,.
Programi ditor i Milanit, referuar varianteve taktike dhe teknike me topin, shtrihej në rreth 65 % të kohës totale stërvitore. Gjatë kësaj periudhe kohe, kryetrajneri Karlo Ançeloti praktikon variantet e shquara taktike të tij, duke mbajtur gjithmonë intensitetin stërvitor të lojtarëve në përputhje me frekuencat kardiake të caktuara nga "MilanLab".
Praktika e punës në Milanelo është e thjeshtësuar: çdo lojtar ka të përcaktuar dhe të modeluar nga "MilanLab" nevojat e tij të zhvillimit bio?fiziologjik, të cilat janë memorizuar në një "çelës". Ky çelës elektronik me emrin e lojtarit, faktikisht, përmban programin individual stërvitor ditor. Kur futbollisti fut çelësin personal në pajisjen stërvitore, psh., tapet vrapimi, atëhere pista hapet. Ekrani i pajisjes shpall emrin e lojtarit dhe ai nis të vrapojë mbi pajisjen që rrotullohet me shpejtësitë e personalizuara.
Si përfundim, duhet thënë se Qendra Shkencore "Milanlab" ka nën kontroll të plotë punën e kryer nga të gjithë futbollistët e saj në sezonin agonistik. Ajo është një arkiv i çmuar i të dhënave stërvitore të kryera nga lojtari ndër vite, si edhe për ecurinë e rritjes së tij atletiko?teknike.

Disa konkluzione që mund të shërbejnë në vendin tonë


Për të ruajtur shëndetin, për të stimuluar sakrificat e lojtarëve, si edhe për të mbështetur, jo vetëm moralisht, kontributin e sponsorëve apo të investitorëve nëpër klubet e futbollit, është efikas:
1. Aplikimi i një kujdesi të veçantë për shëndetin e përgjithshëm të lojtarëve, duke e mbajtur atë vazhdimisht nën kontroll, nëpërmjet bashkëpunimit të përhershëm të mjekut sportiv.
Në botë, gjatë zhvillimit të stërvitjeve dhe garave, vdesin shumë sportistë.
2. Vendosja e preparatorit fiziko?atletik të profilizuar nëpër ekipet e futbollit.
3. Përgatitja fiziko?atletike duhet të fillojë në futboll që në moshën 6?10 vjeçare, me objektiva: zhvillimin e aftësive koordinuese, të lëvizshmërisë artikulare, të fleksibilitetit, të forcës së shpejtë dhe të rezistencës nëpërmjet ndërhyrjes me lojëra të ndryshme.

4. Për të disiplinuar profesionalisht stërvitjen dhe për t'u paraprirë në njëfarë shkalle sigurie mbingarkesave, të cilat mund të dëmtojnë rëndë, përveç rendimentit sportiv, edhe shëndetin e lojtarëve, është e nevojshme të kontrollohet aktivizimi i tyre fizik me anën e kardiofrekuencmetrit.
5. Ka kohë që në vendin tonë është krijuar bindja për praktikimin e rezistencës së futbollistëve gjatë gjithë vitit. Madje ka tek-tuk specialistë futbolli, të cilët përdorin mjete dhe dozime të dëmshme:
a) Stërvitin rezistencën e shpejtësisë (cilësi shumë e vlefshme), me anën e zhvillimit të një numri të madh sprintesh me intensitet të lartë dhe me pushim të shkurtër. Ky tip stërvitje, duke mos respektuar pushimet e nevojshme, bën shtimin e sipërfaqes dhe të numrit të fibrave muskulare të ngadalta dhe shkakton zvogëlimin respektiv të sipërfaqes dhe të numrit të fibrave të shpejta.

Ky transformim fibrash shkakton te futbollisti uljen e rendimentit sportiv. Gjithashtu, kjo stërvitje konsumon vrullshëm glikogjenin muskular, duke shkaktuar prodhimin e acidit laktik në sasi të larta, të panevojshme dhe lojtari prezantohet i lodhur. Rivendosja e glikogjenit të konsumuar në nivelin e përshtatshëm është e ngadalshme dhe plotësimi i tij në muskul kërkon më shumë se dy ditë. Kur seancat stërvitore (atletike+futbollistike) përsëriten njëra pas tjetrës, atëhere mungesa e glikogjenit automatikisht ul angazhimin neuro?muskular dhe koncentrimin neuro?psikik të lojtarëve në stërvitje dhe në ndeshje, referuar diapazonit të pozicionimit personal ? në raport me kundërshtarin ? në marrëdhënie me shokët e skuadrës. Përdorime të mëtejshme të këtyre stërvitjeve, krijojnë stërmundim etj.

b) Trajneri, në vrapime të gjata, e kryeson vetë stërvitjen e ekipit, ku automatikisht adaptohen edhe lojtarët me ritme shumë të ngadalta. Kjo praktikë stërvitore tjetërson fibrat e shpejta në fibra muskulare të ngadalta, ul theksueshëm rendimentin sportiv dhe pengon përvetësimin e teknikës.
c) Përjashtojnë nga programi stërvitor përsëritjen e distancave 1000 m, duke i përcaktuar si pa interes. Analitikisht, fiziologjikisht dhe praktikisht, është e kundërta dhe ato janë të dobishme, pasi përmirësojnë aftësinë e përdorimit të oksigjenit në një sekondë, rrisin fuqinë e pragut anaerobik, laktik, d.m.th rrisin fuqinë për të luajtur futboll me rendiment të lartë gjatë 90 minutave.

6. kjo përbën një shembull real, që duhet të shërbejë si nxitës në futbollin vendor.
Përveç kompletimit të palestrës profesionale dhe fushave sportive moderne, tashmë të ndërtuara, ai po influencon për krijimin e Librit të Baterisë së Testeve të Përgjithshme dhe Specifike në Futboll, nga ku mund të përcaktohet në mënyrë thuajse ekzakte gjendja e stërvitshmërisë së futbollistit dhe mundësohen modifikimet eventuale.

 

 

Mire se vini ne Milannews-Shqip  
   
KOMENTONI KETU !!!  
 
 
 
  http://sphotos.ak.fbcdn.net/hphotos-ak-snc4/hs805.snc4/68588_161896920520881_141807519196488_304090_4954984_n.jpg http://sphotos.ak.fbcdn.net/hphotos-ak-snc6/hs012.snc6/166225_180571498633354_130326013657903_522338_5073951_n.jpg http://sphotos.ak.fbcdn.net/hphotos-ak-snc4/hs928.snc4/74143_163291450361359_130326013657903_411883_5607177_n.jpg  
Today, there have been 1 visitors (2 hits) on this page!
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free